Sëmundja venoze sipërfaqësore prek si meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave dhe niveleve të aktivitetit. Shumë njerëz kanë venat varikoze të dukshme, ndërsa të tjerë nuk kanë shenja të dukshme të sëmundjes.
Një diagnozë e saktë është baza për klasifikimin e saktë të problemit venoz.
Për të ulur konfuzionin dhe për të pasur një mënyrë standarde për të folur për problemet e venave, një grup ekspertësh krijuan një sistem klasifikimi të njohur si CEAP (KEAP). Ky shkurtim nënkupton:
Këmbë që nuk shfaq shenja të dukshme të sëmundjes venoze sipërfaqësore.
Venat të cilat mund t’i shihni ose ndjeni vetëm nën sipërfaqen e lëkurës quhen vena sipërfaqësore. Venat merimangë janë grupe të enëve të vogla të gjakut që zhvillohen afër sipërfaqes së lëkurës. Ato shpeshherë janë të kuqe, blu ose vjollcë; dhe duken si rrjetë merimange. Zakonisht gjenden në fytyrë dhe këmbë.
Venat varikoze zakonisht ndodhin vetëm nën sipërfaqen e lëkurës në këmbë. Këto seksione të zmadhuara ose të zgjeruara janë të lehta për t'u parë pasi ato janë të trasha dhe me gunga. Ato mund të jenë më të vështira për t'u zbuluar nëse jeni mbipeshë pasi ato mund të fshihen nga indet yndyrore nën lëkurë.
Nëse vuani nga insuficiencë venoze kronike, atëherë shpeshherë shfaqet një edemë në gjymtyrët e poshtme dhe kyçet e këmbëve. Një dhëmbëzim mund të formohet për një periudhë të zgjatur kohe në ind kur ai shtypet me gisht.
Shkaqet përfshijnë: konsumimin e kafesë ose alkoolit, qëndrimin në këmbë ose ulur për periudha të gjata kohore, nxehtësinë e lartë dhe luhatjet e hormoneve.
Grumbullimi i zgjatur dhe presioni i rritur i venave mund të bëjë që lëkura të marrë ngjyrë kafe të kuqerremtë. Kjo vihet re më shumë përreth kyçeve të këmbës, por gjithashtu mund të mbulojë kërcirin e këmbës dhe këmbët e poshtme.
Ulçerat venoze zakonisht janë të ndjeshme kur preken, të cekëta dhe mesatarisht të parehatshme. Ato janë komplikacione si pasojë e fazave të mëparshme të sëmundjeve venoze sipërfaqësore.
Ato shpeshherë fillojnë si plagë të vogla të cilat mund të zgjerohen shumë. Ulçera venoze mund të lëshojë lëngje dhe të ketë pamje të kuqërremtë.
Për të reduktuar rrezikun e insuficiencës venoze sipërfaqësore, rekomandohet një stil jetese i shëndetshëm. Rëndësi të veçantë ka kryerja e ushtrimeve të mjaftueshme, shmangia e konsumit të alkoolit dhe cigareve, si dhe një dietë e ekuilibruar.
Gjimnastika e rregullt venoze gjithashtu mund të kundërveprojë zhvillimin dhe përparimin e insuficiencës sipërfaqësore venoze. Për më tepër, Lioton Gel mund të parandalojë kompikacionet e shkaktuara nga venat varikoze.
E keni menduar ndonjëherë se si venat tona na mbështesin çdo ditë, si funksionojnë dhe si dobësohen? Kjo video do t'ju japë një përmbledhje të shpejtë dhe gjithashtu do t'ju tregojë se si funksionon Lioton® Gel për të ndihmuar venat tuaja.