FAQ (Pyetje të Shpeshta)

Pyetjet/përgjigjet e mëposhtme duhet t’u japin një përgjigje, në çdo rast për pyetje të mëtejshme ju lutemi këshillohuni/pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Broshura e të Dhënave për Pacientin (BDP)

Ju mund ta shkarkoni broshurën e të dhënave për pacientin këtu

A mund ta përdor Lioton® Gel gjatë shtatëzënisë dhe të ushqyerjes me gji?

Probleme mund të ndodhin ose të përkeqësohen gjatë kësaj kohe. Nuk ka të dhëna në dispozicion për përdorimin e Lioton IU/g gel gjatë shtatzënisë ose laktacionit. Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji, nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po planifikoni të keni një fëmijë, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni këtë ilaç.

A është Lioton® i mirë-tolerueshëm?

Lioton® Gel aplikohet lokalisht në lëkurë. Rreziku i efekteve anësore që prekin të gjithë trupin është shumë i ulët. Lexoni me kujdes të gjithë broshurën Lioton® para se të filloni të përdorni këtë ilaç. Lioton® Gel nuk duhet të përdoret nëse jeni alergjik ndaj heparinës, natriumit ose ndonjë prej përbërësve të tjerë.

Si ta dalloj insuficiencën venoze?

Këmbët e ënjtura mund të jenë një nga shenjat e para të sëmundjes venoze, madje edhe para se të shfaqen venat varikoze ose shenja të tjera të dukshme. Ndjesi gjembash, ndjesi shpimi dhe kruarja e këmbëve mund të jenë tregues të fillimit të sëmundjes venoze sipërfaqësore ose tregues të dobësisë ekzistuese të venave. Nëse vëreni ënjtje çdo mbrëmje, pavarësisht se çfarë keni bërë gjatë ditës, ose nëse keni kyçe këmbësh të fryra pas një udhëtimi të gjatë, venat tuaja mund të jenë dobësuar tashmë dhe është koha të filloni të veproni.

Konsultohuni me mjekun tuaj!

A mund ta vonoj progresin e insuficiencës venoze sipërfaqësore?

Zhvillimi i insuficiencës venoze sipërfaqësore fillon kur ju rregullisht keni këmbë të rënduara, të ënjtura dhe me dhembje. Ënjtja shkaktohet nga gjaku që është grumbulluar në këmbë i cili shkakton presion anormal të lartë në venat dhe indet përreth në mënyrë që mikroqarkullimi dhe drenazhi limfatik trazohen. Muskujt gjithashtu duhet të forcohen për të mbështetur rrjedhën e gjakut. Veshja e çorapeve kompresuese është një masë e vërtetuar. Sa më herët të filloni të merrni masa, aq më mirë.

Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme në lidhje me përdorimin e këtij ilaçi, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

A ka vena varikoze në moshën 21 vjeç?

Meqenëse disa njerëz mund të kenë një predispozitë gjenetike për të patur vena varikoze, edhe të rinjtë (kryesisht femrat) preken nga këmbët e ënjtura dhe me dhembje. Normalisht, kjo sëmundje përparon me kalimin e kohës. Në fazat e avancuara, specialisti i venave (flebologu) mund të diskutojë mbi opsionet terapeutike (p.sh. një operacion) pas një ekzaminimi të thelluar mjekësor me mjekun tuaj.

Çfarë ndihmon për minimizimin e simptomave të insuficiencës venoze sipërfaqësore dhe sëmundjeve venoze sipërfaqësore të lidhura me to, siç janë venat varikoze dhe komplikacionet e tyre?

Lioton® Gel me përbërjen e tij, siguron një ndjesi ftohëse të menjëhershme duke ju lehtësuar dhe duke ju bërë të ndjeni lehtësi. Duke qënë se përmban heparinë, ajo përmirëson mikroqarkullimin, redukton dhimbjen, ënjtjen dhe skuqjen, në mënyrë që ndjesia e tensionit dhe e rëndimit të mund të pakësohet.

Për më tepër, duhet të konsideroni veshjen e çorapeve të kompresimit nëse qëndroni në këmbë ose të ulur për një kohë të gjatë në jetën tuaj të përditshme. Këto çorape ndihmojnë muskujt dhe venat tuaja që të pompojnë gjakun përsëri në zemër.

A mund ta përdor Lioton® Gel për mavijosje dhe lëndime sportive?

Po, ju mund të përdorni Lioton® Gel për lehtësimin e ënjtjes dhe mavijosjes së kyçeve dhe muskujve të shkaktuara nga trauma dhe ndrydhje. Përmbajtja e heparinës përmirëson mikroqarkullimin, zvogëlon dhimbjen, ënjtjen dhe skuqjen dhe formula e xhelit hidro-alkoolik siguron gjithashtu një ndjesi të menjëhershme ftohëse.

Nëse keni plagë të hapura, gjakderdhje në lëkurë ose lëkure të infektuar në zonën që ka nevojë për trajtim: Lioton® Gel nuk duhet të përdoret në zona të tilla.