Ushtrimet dhe terapia me kompresim janë të dobishme kundër insuficiencës venoze. Aplikimi i një xheli me heparinë gjithashtu mund të lehtësojë ënjtjen dhe dhimbjen e këmbëve.
Ekzistojnë mundësi të ndryshme trajtimi: masa konservatore dhe metoda më invazive si skleoterapia, operacioni dhe trajtimet endovenoze.
Pas operacionit të venave përdorimi i Lioton® Gel është i dobishëm. Aplikimi i i Lioton® Gel ndihmon pacientët që të shpëtojnë nga edema dhe hematoma postoperative.
Shqetësimet e shkaktuara nga venat varikoze mund të zvogëlohen duke ngritur këmbët dhe/ose duke veshur çorape elastike kompresioni.
Skleoterapia është një trajtim i zakonshëm për venat merimangë dhe venat me madhësi të mesme. Një gjilpërë e hollë përdoret për të injektuar një solucion irritues në venë. Kjo shkakton një reagim që mbyll dhe vulos enën e padëshiruar dhe trupi përthith këto venat – ato më pas zhduken.
Në këtë metodë të skleoterapisë, duhet të vishen çorape kompresioni – si në të gjitha metodat e tjera kirurgjikale – në mënyrë që të përshpejtohet proçesi i shërimit dhe për ta bërë atë sa më të lehtë të jetë e mundur. Skleoterapia mund të kryhet me ultratinguj.
Zhveshja e venave: Heqja kirurgjikale e venave varikoze nëpërmjet një sonde fleksibël quhet zhveshje e venave. “Tërheqja” e venave të dëmtuara është një ndërhyrje standarde dhe kryhet, në varësi të ashpërsisë, qoftë në mënyrë ambulatore ose në spital me disa hapa.
Kryhet një prerje poshtë venës varikoze, një sondë fleksibël çohet në venë deri në prerjen e parë dhe vena kapet dhe hiqet.
Flebotomia ambulatore: Vena varikoze sipërfaqësore lidhet nëpërmjet prerjeve të vogla në lëkurë dhe nxirret me anestezi lokale.
Trajtimi me lazer: Në ditët e sotme terapia me lazer është një hap thelbësor në trajtimin e sëmundjeve venoze. Ajo është një alternativë trajtimi minimalisht invazive ndaj zhveshjes kirurgjikale të venave varikoze sipërfaqësore. Pas anestezisë së lëkurës, një fibre lazer futet në venën safene. Lazeri është i ndezuar teksa tërhiqet fibra. Për shkak të nxehtësisë, muret e venave ngjiten dhe ena “mbyllet”.
Ablacioni me radio frekuencë funksionon sipas të njëjtit parim por përdor radio frekuencë në vend të lazerit.
Sëmundja venoze sipërfaqësore me ulçera është faza më e rëndë. Pacientët janë me aftësi të kufizuara në jetën e tyre të përditshme. Prandaj, synimet terapeutike në sëmundjen e përparuar venoze sipërfaqësore janë:
Trajtimi i dhimbjes dhe ënjtjes përfshin ngritjen e gjymtyrëve mbi nivelin e zemrës, çorape kompresioni ose fasha dhe ushtrime për të mbështetur kthimin venoz.
Insuficienca venoze sipërfaqësore afatgjatë dhe më e rëndë mund të rezultojë në ulçera të dhimbshme në zonën e kyçeve të këmbës dhe mund të pengojë jetën e përditshme. Kontrolli i ënjtjes dhe përmirësimi i rrjedhës së gjakut venoz janë faktorët kryesorë të përfshirë në parandalimin dhe shërimin e ulçerave të lëkurës. Në shumicën e rasteve, pasi të përmirësohet qarkullimi në pjesën e poshtme të këmbës, plaga fillon të shërohet.
E keni menduar ndonjëherë se si venat tona na mbështesin çdo ditë, si funksionojnë dhe si dobësohen? Kjo video do t'ju japë një përmbledhje të shpejtë dhe gjithashtu do t'ju tregojë se si funksionon Lioton® Gel për të ndihmuar venat tuaja.