Për çfarë shërben Lioton® Gel?

Kundër simptomave të sëmundjeve venoze sipërfaqësore

Lioton Gel përdoret për:

  • Trajtimi i simptomave të sëmundjeve venoze sipërfaqësore (p.sh. ato karakteristike të venave varikoze dhe ndërlikimet e tyre: zhvillimi i mpiksjes së gjakut në venat e prekura me ose pa inflamacion të murit të venës; inflamacion i indeve përreth venës dhe ulçera që zhvillohen në lëkurë mbi zonën e venave varikoze),
  • Trajtimi i inflamacionit të murit të venës së dëmtuar, pas operacioneve kirurgjikale,
  • Lehtësimi i simptomave pas operacionit në venë (p.sh. mavijosje dhe ënjtje),
  • Lehtësimi i ënjtjes dhe mavijosjes së kyçeve dhe muskujve për shkak të traumave dhe ndrydhjeve.

Lioton mund të përdoret vetëm kur indikohet trajtimi lokal, ose në kombinim me terapitë sistemike. Gjithmonë përdorni këtë ilaç saktësisht siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti juaj. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.

Kërkesat në rritje të familjes, miqve dhe punës shpesh na detyrojnë të qëndrojmë në këmbë gjatë gjithë ditës. Sidomos nëse vuani nga sëmundje venoze sipërfaqësore kjo mund të rezultojë në këmbë të rënduara dhe të fryra. Lioton® Gel zvogëlon në mënyrë efektive simptomat e sëmundjeve venoze sipërfaqësore si:

  • Këmbë të rënduara
  • Këmbë që dhembin
  • Skuqje dhe enjtje e këmbëve

Formula optimale e xhelit siguron një ndjesi ftohjeje në vendin e dhimbjes.

Këmbë të rënduara me venat varikoze dhe skuqje

Vuani shpesh nga këmbët e rënduara? Kjo është mënyra se si venat e mbingarkuara bëhen të dukshme - madje edhe në moshë të re. Kur vuani nga sëmundje venoze sipërfaqësore, me shumë mundësi përballeni me këto probleme: 

  • ënjtje dhe rëndim
  • Vena merimangë
  • Akumulim i ujit ose edemë në këmbë dhe kyçe, kryesisht në mbrëmje
  • Dhimbje dhe tension në këmbë, veçanërisht pas qëndrimit / pozicionit ulur për një kohë të gjatë ose ekspozimit ndaj nxehtësisë, të tilla si banjot ose moti i ngrohtë
  • Kruajtje ose ngërçe

Ju mund të vuani nga sëmundje venoze sipërfaqësore! Konsultohuni me mjekun tuaj!

Përdoreni gjithmonë këtë ilaç saktësisht siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti juaj. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.

Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe përdorimi i rregullt i Lioton® Gel ju ndihmon në zvogëlimin e simptomave të venave varikoze në mënyrë që të qëndroni në këmbë dhe të vazhdoni jetën tuaj aktive.

Inflamacioni i venave

Vuani nga venat varikoze dhe përballeni me ndërlikime? Konsultohuni me mjekun tuaj!

Lioton Gel përdoret zakonisht për lehtësimin e komplikimeve të shoqëruara shpesh me sëmundje venoze sipërfaqësore:

  • Tromboflebiti - tromboza akute dhe inflamacion i venave sipërfaqësore
  • Perifelbiti - procesi inflamator është në indet përreth të venës
  • Varikoflebiti - një inflamacion i venave varikoze
  • Flebotromboza - karakterizohet nga një okluzion i plotë ose i pjesshëm i venës së thellë nga një tromb

Trajtimi i hematomave subkutane

Hematoma subkutane pëfshin mavijosjet dhe kontuzionet. Këto ndodhin për shkak të traumës ose dëmtimeve të enëve sipërfaqësore të gjakut nën lëkurë. Pacientët që marrin mjekim me antikoagulant janë më të prirur për hematoma subkutane.

Pamje nga afër e hematomës në lëkurë me mavijosje të kuqe dhe vjollcë.

Ju duhet ta trajtoni hematomën subkutane. Kjo jo vetëm që lehtëson dhimbjen, por gjithashtu zvogëlon gjakun në ind, pasi enët e gjakut tkurren, duke parandaluar përhapjen e mavijosjes. Gjithashtu, mbani lart zonën e prekur, gjë që zvogëlon gjakun për shkak të indeve të dëmtuara.

Ju mund të masazhoni butësisht Lioton® Gel në zonën e prekur për zvogëlimin e simptomave.

Përbërësi aktiv heparina në trajtë xheli depërton në lëkurë. Aty, heparina ndihmon shpërbërjen e akumulimit të gjakut për shkak të efektit së saj të trefishtë të veprimit (efekte anti-koagulante, anti-inflamatore dhe anti-eksudative.

Pas operacionit të venave varikoze

Operacioni i venave varikoze kryesisht konsiston në heqje të venave dhe flebektomi; opsionet më pak invazive përfshijnë skleroterapi (për venat merimangë) ose trajtim endovenoz me lazer.

Në sajë të vetive anti-koagulante, anti-inflamatore dhe anti- eksudative, Lioton® Gel lehtëson simptomat pas operacionit të venave.

Ngërçet muskulare gjatë natës

Ngërçet muskulare gjatë natës mund të jenë simptomë e venave varikoze. Sëmundjet venoze sipërfaqësore mund të çojnë në ngërçe muskulare në këmbët tuaja sidomos natën. Ngërçet mund të jenë shumë të dhimbshme, të parehatshme dhe shqetësuese.

Një trajtim me Lioton® Gel redukton ndjeshëm ngërçet muskulare. 

Si funksionon Lioton® Gel në sëmundjet venoze sipërfaqësore

E keni menduar ndonjëherë se si venat tona na mbështesin çdo ditë, si funksionojnë dhe si dobësohen? Kjo video do t'ju japë një përmbledhje të shpejtë dhe gjithashtu do t'ju tregojë se si funksionon Lioton® Gel për të ndihmuar venat tuaja.