Kur merresh me sport, aksidentet dhe lëndimet ndodhin lehtësisht. Aktivitete të tilla si: vrapimi, palestra, drejtimi i biçikletës, futbolli ose sporte të tjera konkurruese mund të shkaktojnë lëndime lehtësisht.
Nëse një enë gjaku çahet gjatë një dëmtimi dhe gjaku hyn në indet përreth, kjo quhet mavijosje. Mavijosjet dhe kontuzionet ndodhin shpejt. Në çdo rast, dilni nga fusha e lojës dhe filloni menjëherë proçesin e ftohjes.
Kjo do të lehtësojë dhimbjen dhe do të pakësojë rrjedhën gjakun në ind.
Në rastin e ndrydhjeve, tendosjeve dhe mavijosjeve, Lioton® Gel vepron drejtpërdrejt në zonën e prekur. Shpërbërja e hematomave subkutane ndihmohet gjithashtu nga përbërësi aktiv i Lioton, heparina. Ajo siguron një ndjesi qetësuese e ftohëse në zonat e prekura. Një xhel si Lioton® Gel duhet mbajtur gjithmonë me vete nga sportistët.
Kujdes: Lioton® Gel nuk duhet të përdoret në plagë të hapura.
Mavijosjet dhe tendosjet janë lëndimet më të zakonshme në sport. Mënyra më e mirë për të parandaluar këto dëmtime është kryerja e nxemjes së mjaftueshme. Një “fillim pa nxemje” mund të shkaktojë stres ose tendosje në trup dhe papritmas mund t’i japë fund çdo aktiviteti. Është gjithashtu e rëndësishme që të përdoren pajisjet e duhura, si p.sh.: këpucë specifike sportive ose veshje funksionale kundër të ftohtit, shiut dhe erës. Përshtatni aktivitetin tuaj sportiv me kapacitetin tuaj të performancës dhe shmangni lëndimet. Kompensoni humbjen e lëngjeve duke konsumuar pije me elektrolitike.
E keni menduar ndonjëherë se si venat tona na mbështesin çdo ditë, si funksionojnë dhe si dobësohen? Kjo video do t'ju japë një përmbledhje të shpejtë dhe gjithashtu do t'ju tregojë se si funksionon Lioton® Gel për të ndihmuar venat tuaja.